“Çdo gjë që më thotë Kurti jam i gatshëm ta bëjë”, Bajqinovci tregon se a do të kandidoj për kryetar të Prishtinës

 

 

Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, u shpreh i i gatshëm të kandidojë për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale të vitit 2025, nëse këtë ia kërkon kryeministri Albin Kurti.

Ai ka thënë se nuk e ka folur këtë me struktura.

“Nëse partia mendon, unë jam i hapur. Çdo pozitë, pa marrë parasysh kudo që jam nuk i them jo karshi partisë sime, apo kryesisë apo kushdo që e vendos. Çdo gjë që më thotë kryeministri Kurti jam i gatshëm ta bëjë. Nëse mendohet që unë mund të kontribuoje e t’i fitojë zgjedhjet, unë jam i gatshëm nëse partia në krye me kryeministrin mendon”, ka thënë Bajqinovci gjatë një interviste për RTK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d