Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon arsyet pse kërkoi shtim të forcave të KFOR-it

 

 

Gjatë ditës së djeshme është mbajtur një seancë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Aty për disa orë u diskutua për situatën në BeH, të caktuar nga Federata Ruse.

Por gjatë kësaj seance vend zuri edhe situata në Kosovë.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron ka rrëfyer për vizitën e tij që pati në Kosovë dhe idetë që pati pas kësaj vizite.

“Kam qenë në Kosove dhe kam kaluar kohë me KFOR-in, e pas kthimit nga atje kam kontaktuar me Sekretarin e përgjithshëm te NATO-s dhe i kam shprehur mendimin tim qe duhet ta forcojmë KFOR-in dhe ta mbështesim duke i hequr restrikcionet për disa trupa te disa shteteve qe ndodhen atje”, ka thënë Cameron.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d