Të hënën do të vazhdojë seanca gjyqësore kundër Dardan Krivaqës si dhe Arbër Sejdiut, raporton Sinjali.
Kështu me fillim nga ora 11:00 do të shpallet aktgjykimi ndaj të pandehurit, Dardan Krivaqa. Krivaqa dhe Sejdiu akuzohen për kryerje të veprës së rëndë, përdhunim dhe bashkëkryerje në vrasje.
Seanca e shpalljes së aktgjykimit është e hapur për publikun.