Burri në Prishtinë raporton se i ka humbur bashkëshortja, kërkon ndihmën e Policisë

 

 

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre/

Që dy ditë, e zhdukur po rezulton edhe një grua, rast ky që u denoncua nga bashkëshorti i saj në Prishtinë.

Sinjali ka mësuar se gruaja ka dalë nga shtëpia mëngjesin e 13 majit dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Burri i saj ka kërkuar ndihmën e Policisë, për gjetjen e bashkëshortes së tij dhe ka dhënë detajet për kontaktin e fundit që ka pasur me të.

Siç merr vesh Sinjali, njësitet policore tashmë janë aktivizuar për gjetjen e viktimës, por e njëjta akoma nuk është hasur.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d