Bulliqi zotohet se do të ndajë mjete financiare për familjen e Lulzim Fejzullahut

 

 

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se së shpejti do të merret një vendim për ta ndihmuar financiarisht familjen e 18 vjeçarit Lulzim Fejzullahu, i cili vdiq të shtunën në QKUK, gjashtë ditë pasi është rrahur brutalisht nga dy të mitur.

Në një konferencë për media në Podujevë të hënën, Bulliqi tha se vendimi do të miratohet së shpejti.

“Unë më herët isha në një vizitë për ngushëllime te familja e viktimës dhe sigurisht që brenda kompetencave të mia, si kryetar i komunës, shpejt do të marr një vendim për t’i dalë në ndihmë kësaj familje. Besoj që do të informoheni me kohë”, tha Bulliqi.

“Ndihmë monetare për familjen”, tha ai në një konferencë për media.

Lulzim Fejzullahu fillimisht u godit me veturë e më pas u rrah brutalisht më 14 janar të këtij viti. Ai u dërgua në spital, ku vdiq pas gjashtë ditësh. Të dyshuar për rastin janë dy të mitur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d