Bukuri shqiptare: Të gjithë sytë nga tifozët shqiptarë në Kampionatin Evropian në Gjermani

 

 

Shqipëria po dëshmon edhe një herë se është një komb i bukur dhe plot energji. Në Kampionatin Evropian që po mbahet aktualisht në Gjermani, shqiptarët nga të gjitha trojet po i japin një jehonë të madhe kombit të tyre në të gjithë botën. Ndërsa tifozët e zjarrtë kuq e zi janë kudo, duke mbështetur ekipin me pasion, edhe vajzat shqiptare po tërheqin vëmendjen me bukurinë dhe elegancën e tyre, shkruan Prishtina Sot.

Një nga këto tifoze të bukura është veçuar nga mediat në Gjermani për hijeshinë e saj. Në stadiumet gjermane, ajo ka tërhequr sytë e shumë personave dhe është bërë një figurë e njohur e kampionatit dhe virale.

Ndërkohë, jo vetëm për bukurinë, por edhe për kulturën e tyre, shqiptarët po fitojnë zemrat e të gjithëve. Tifozët shqiptarë kanë demonstruar sjellje të shkëlqyera, duke mos shkaktuar asnjë incident, dhe duke treguar dashuri dhe energji pozitive çdo ditë. Kjo ka bërë që emri i Shqipërisë të përmendet me respekt dhe admirim në të gjitha mediat ndërkombëtare, shkruan Prishtina Sot.

Shqiptarët po na bëjnë krenarë me paraqitjen e tyre të shkëlqyer në këtë kampionat, duke dëshmuar se janë një popull me kulturë të lartë dhe me një bukuri që i bën të dallohen kudo. /Prishtina Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d