10 persona janë shoqëruar në polici gjatë 24 orëve të fundit për vrasjen e 68-vjeçarit Frederik Radi në Lajthizë të Mirditës.
Të pyeturit janë kryesisht banorët të fshatit të cilët nuk kanë dhënë ndonjë informacion të rëndësishëm për grupin hetimor në shërbim të zbardhjes së ngjarjes.
Raportohet se 68-vjeçari është qëlluar me breshëri plumbash nga dritarja e dhomës ku flinte. Ai u gjet i vrarë dy ditë pas ngjarjes, më 20 gusht, nga vajza e tij në banesën në Lajthizë, i cili po kalonte muajt e verës në vendlindje.
Krimi dyshohet se mund të ketë ndodhur për shkak të ndonjë konflikti me ndonjë banor të fshatit për çështje pronësie.