Brenda disa ditëve do lirohet nga spitali vajza që u lëndua nga rënia e çatisë së objektit të komunës së Prishtinës

 

 

Drejtori i Neurokirurgjisë në QKUK, Besnik Elshani, ka ndarë detaje mbi gjendjen shëndetësore të Elza Ujkanit, 23 vjeçares që u lëndua pas rënies së kulmit të objektit të ri të Komunës së Prishtinës.

Në një intervistë për Indeksonline, Elshani ka thënë se gjendja e Elzës është stabile dhe se e njëjta pritet të lirohet nga spitali brenda disa ditëve.

“Gjendja e Elzës është stabile. Është në repart, jashtë rrezikut për jetë. I kemi marrë të gjitha masat tjera shtesë. Janë bërë ekzaminimet laboratorike, radiologjike e të gjitha konsultat tjera.

Dhe tash është në fazën e rehabilitimit dhe në fazën e terapisë fizikale dhe besoj që për disa ditë ajo do ta marrë vetën dhe do të lirohet nga klinika” ka thënë Elshani.

Gjendja shëndetësore e Elzës deri më tani po mbikëqyrej në Klinikën e Kujdesit Intensiv, aty edhe ku ishte dërguar.

Ajo pësoi lëndime të rënda trupore ditën e 18 janarit, teksa ishte duke ecur pranë objektit të Komunës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d