Brenda disa ditëve 39 raste aktive me COVID-19, nga IKSHPK-ja bëhet thirrje që qytetarët të testohen

 

 

COVID-19 vazhdon të jetë një ndër viruset më trishtuese për kosovarët, por jo vetëm.

Bota pësoi ndryshimet më të mëdha që nga luftërat që njiheshin për vite me radhë. Si shkak i përhapjes së virusit COVID-19, shumë persona humbën jetën, të tjerë mbetën ët sëmurë për shumë gjatë e dëme të mëdha ekonomike iu shkaktuan botës.

Por tani që menduam se gjithçka përfundoi, në pah dolën sërish raste të reja me këtë virus.

Madje rastet janë rritur edhe në Kosovë.

Nga Institutin Kosovar të Shëndetit Publik është bërë e ditur se në dy javët e fundit në Kosovë ka pasur rritje të infeksionit me koronavirus.

Nga IKSHPK kanë thënë se nga data 17 korrik deri më 30 korrik në Kosovë janë regjistruar 39 raste pozitive me COVID-19, por nuk ka raportuar për ndonjë rast me fatalitet.

Në lidhje me situatën e krijuar nga IKSHPK-ja thanë se aktualisht brenda Klinikës Infektive janë duke u trajtuar dy pacientë, por që gjendja e tyre nuk raportohet të jetë e rrezikuar.

Po ashtu u tha se shtimi i rasteve me COVID-19 në Evropë si dhe në vendet e rajonit ka reflektuar edhe në vendin tonë.

“Përgjithësisht në rajonin evropian dhe në vendet e rajonit ka shtim të rasteve me COVID-19, dhe kjo reflekton edhe në vendin tonë, por rastet, megjithatë nuk kanë reflektuar me ngarkesa të theksuara për sistemin shëndetësor”, kanë thënë nga IKSHPK për lajmin.

Ndër të tjera nga IKSHPK, kanë këshilluar qytetarët që të praktikojnë masat e higjienës, të testohen kur kanë shenja apo dyshime për infeksion dhe, të vaksinohen me doza përforcuese.

“Gjithsesi, qytetarët këshillohen të praktikojnë masat e higjienës, të testohen kur kanë shenja apo dyshime për infeksion dhe, të vaksinohen me doza përforcuese, sidomos personat me imunitet të komprometuar”.

Ndryshe IKSHPK-ja rikujtoi se Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi fundin e COVID-19 si emergjencë globale shëndetësore më 5 maj 2023.

Megjithatë, raste me koronavirus – që për herë të parë u shfaq në Vuhan të Kinës në fundin e vitit 2019 – së fundi janë regjistruar në vende të ndryshme të botës dhe në kontinentin evropian.

Ndryshe më 13 mars 2020, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, deklaroi se pas përfundimit të analizave në IKSHPK të 15 rasteve të dyshimta, dy kanë rezultuar pozitive dhe gjendja e tyre shëndetësore rezulton të jetë stabile, njëra është e moshës 20 vjeçare me nënshtetësi italiane dhe tjetri i moshës mbi 77 vjeçar me nënshtetësi kosovare. Janë marrë të gjitha masat kundër personave me të cilët ata kanë qenë në kontakt.

Një ditë më pas, më 14 mars u konfirmua rasti i tretë me koronavirus, një familjar i 77-vjeçarit nga Vitia.[7] Në të njëjtën ditë, u konfirmua edhe 2 raste të koronavirusit njëri në Malishevë dhe tjetri në Viti

Kësisoj situata me koronavirus veçse u vështirësua nga dita në ditë.

Në nivel vendi në Kosovë janë mbi 2000 mijë persona që kanë vdekur si shkak i këtij virusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d