Sekretariati i Etikës përjashton me 10 ditë Flamur Nokën nga Kuvendi, pas seancës së tensionuar plenare në Kuvend të enjten.
Sekretariati i Etikës u mblodh pasi grupi i Partisë Socialiste kërkoi masë ndëshkimore për pesë deputetë të opozitës. PS kërkoi masë për Gazmend Bardhin, Luan Baçin, Flamur Nokën, Edi Palokan dhe Ervin Salianjin.
Deputetët e opozitës mbajtën fjalime me tone të ashpra, ndërsa kërkesa për mocion me debat për emisionin Report në RAI3 u rrëzua të enjten.
Flamur Noka së bashku me deputetë të tjerë të opozitës bllokuan foltoren dhe më pas ndërhyri Garda.
Pas disa paralajmërimesh, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla përjashtoi nga seanca Nokën.