Bllokohen kamionët me mallra në Jarinje, QKMK me njoftim

 

 

Disa kamionë me mallra janë bllokuar në pikën kufitare në Jarinje, pasi sistemi i doganës në palën serbe nuk është duke funksionuar, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ku përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, bëhet e ditur se kamionët me mallra janë bllokuar si në hyrje dhe në dalje të pikën kufitare Jarinje.

“Ju njoftojmë se sot më datë, 20.02.2024 nga ora 16:15, nga pala serbe jemi njoftuar se sistemi i Doganës se palës serbe nuk është duke funksionuar, andaj nuk janë duke qarkulluar kamionët me mallra si në hyrje dhe në dalje të PKK Jarinje”, thuhet në njoftim e QKMK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d