Blerim Devolli llogaritet si njëri prej biznesmenëve më të fuqishëm në Kosovë, jo vetëm për nga pasuria, por edhe për nga shtrirja e ndikimit në jetën publike në Kosovë. Kompania e tij ndër vite ka pasur akses në asetet kryesore publike në Kosovë, përfshirë Telekomin dhe terminalet doganore, raporton Prishtina Sot
Madje, mediat kishin raportuar se kompania Devolli ka në pronësi edhe televizionin Klan Kosova. Mirëpo, duket se njëri nga vëllezërit Devolli, Blerimi, nuk po kënaqet me kaq, pasi që ai po vazhdon të shtrijë ndikimin edhe në jetën publike në Shqipëri, dhe gjithashtu duke marrur në dorë platformën e Big brother Vip Kosova.
Reality-show “Big Brother VIP” që transmetohet në Top Channel dhe ai në Kosovë mendohet se është emisioni më i shikuar në trevat shqiptare.
Ndikim i Blerim Devollin në këtë reality-show po shihet edhe përmes marketingut, pasi që njëri prej sponzorëve kryesor të emisionit është edhe rrjeti i dyqaneve të dyshekëve Comodita Home që është pjesë e kompanisë Devolli Corporation, raporton Prishtina Sot