“Bizneset para mbylljes”, Murati: Qarkullimi ka shënuar rritje në janar e shkurt, çdo pretendim tjetër qëllimkeq

 

 

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas deklaratave mbrëmë në Pressing, ku u diskutua për ekonominë në vend dhe ndër të tjera u tha se mbyllja e bizneseve është në rritje.

Murati është kundërpërgjigjur përmes një postimi në Favcebook, ku ka thënë se qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka shënuar rritje për 4.8 për qind.

“Qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti, krahasuar me vitin 2023, shënon  +4.8% rritje.  Këto janë të dhënat zyrtare, të deklaruara në ATK.  Çdo pretendim tjetër nëpër studio televizive ose  është i keqinformuar, ose qëllimkeq. Ndërmarrësit tanë e bizneset tona e kanë dëshmuar tash e sa kohë që u bëjnë ballë të gjitha sfidave”, ka shkruar Murati.

Për gjendjen e bizneseve në vend është deklaruar mbrëmë edhe kandidati për Kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza.

Ai tha se nganjëherë po krijohet një situatë ku biznese të caktuara nuk po ndihen sigurt dhe mirë për të vepruar në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d