Bislimi takohet me Sarrazin, i kërkon heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës

 

 

Zëvendëskryeministri i Parë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim Emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, raporton Gazeta Pishtina Sot.

Përmes një komunikate për media, Zyra e Kryeministrit njofton se në takim u diskutua mbi situatën në vend dhe rajon dhe zhvillimet e fundit politike.

Një prej temave të adresuara ishte edhe masat ndëshkuese ndaj Kosovës, ku zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se ato vijojnë të jenë të padrejta dhe se duhet të hiqen sa më parë.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi emisarin Sarrazin për përkushtimin, angazhimin e tij të vazhdueshëm e intensiv dhe për këtë vizitë të radhës në vendin tonë”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d