Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka telefonuar Donald Trump, pas atentatit me armë zjarri që iu bë këtij të fundit gjatë një tubimi në Pensilvani.
Një burim nga CNN informoi për thirrjen e Presidentit Joe Biden drejtuar ish-presidentit Donald Trump pas atentatit të së shtunës mbrëma e përshkroi thirrjen midis rivalëve si “të mirë” dhe “të shkurtër dhe të respektueshëm”.
Dy zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë e përshkruan thirrjen në mënyrë të ngjashme, por nuk pranuan të thonë më shumë për bisedën.
Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se Biden dhe Trump u lidhën të shtunën vonë me telefon, me presidentin të etur për të folur drejtpërdrejt me rivalin e tij. Biden përsëriti pohimin e tij se nuk kishte vend apo tolerancë për dhunën politike dhe e siguroi Trumpin se po drejtonte agjencitë për një hetim të plotë.
Përveç thirrjes së së shtunës, dy burrat nuk kishin folur drejtpërdrejt prej vitesh. Ata ndërvepruan përmes moderatorëve gjatë debatit të muajit të kaluar në CNN.