Binjakët e sapolindur vriten nga një sulm izraelit në Gazë derisa babai i tyre po i regjistronte

 

 

Binjakët e porsalindur u vranë të martën nga një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës derisa babai i tyre ndodhej në qendrën komunale për t’i regjistruar ata.

Asser, djalë, dhe Ayssel, vajzë, kishin vetëm katër ditë kur babai i tyre Mohammed Abu al-Qumsan, shkoi për t’i marrë certifikatat e lindjes së tyre. Derisa ai nuk ndodhej aty, fqinjët i telefonuan për t’i treguar se shtëpia e tij në Deir al Balah ishte bombarduar.

Në sulm u vranë edhe bashkëshortja e tij dhe gjyshja e binjakëve.

“Nuk e di çfarë ndodhi. Më thanë se ishte një predhë që goditi shtëpinë”, tha ai.

“Nuk pata kohë as t’i gëzohem lindjes së tyre”, shtoi ai.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se 115 foshnje të porsalindura janë vrarë në këtë vend prej se nisi lufta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d