Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se sot 351 besimtarë myslimanë janë nisur drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin, raporton Gazeta Sinjali.
BIK thotë se të gjitha fluturimet janë duke shkuar sipas planit të paraparë.
“Sot, herët në mëngjes, nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, 351 besimtarë nga Prishtina, Lipjani, Fushë Kosova dhe Obiliqi, janë nisur drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin”, njofton BIK.
Tutje, BIK shton se ky ishte grupi i tretë që udhëtoi.
“Sipas udhëheqësve të Haxhit në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, çdo gjë sa i përket fluturimeve është duke shkuar sipas planit të paraparë. Sot pritet që të udhëtojnë edhe grupet e tjera të besimtarëve, për të plotësuar kështu numrin prej 1576 besimtarë, që do ta kryejnë haxhin këtë vit nga Kosova”.
Sipas BIK, personi më i ri i cili do të niset për të kryer haxhin është një 13 vjeçar.