Bashkësia Islame e Kosovës ka publikuar disa pamje nga lart nga kantieri i ndërtimit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë.
Kostoja e këtij projekti sillet rreth 30 milionë euro. Ndërtimi i kësaj xhamia do të financohet nga Dijaneti i Turqisë. Afati për përfundimin e këtij objekti fetar, nëse gjithçka shkon sipas planit, është tri vjet.
Brenda objektit të xhamisë do të ketë bibliotekë, salla për takime dhe konferenca, dy banesa për nevojat e personelit të xhamisë, po ashtu do të ketë lokale dhe 300 vend parkime./Prishtina Sot/