Bien në pranga të Policisë dy hajnat që kërkoheshin për vjedhje të ndryshme – zbulohet identiteti i tyre

 

 

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, raste këto mjaft shqetësuese, që po shkaktojnë humbje e pasiguri te bizneset.

Dy persona që ishin në kërkim për vjedhje të ndryshme kanë rënë së fundmi në prangat e Policisë. Gazeta ka mësuar se njëri nga të dyshuarit është arrestuar në Fushë Kosovë dhe tjetri në Prishtinë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Laura Muharremin dhe Besnik Berishën, të cilët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Muharremi është liruar me urdhër të Prokurorit të Shtëtit, ndërsa ndaj Berishës është urdhëruara masa e ndalimit policor.

Hetimet ndaj tyre kanë nisur dhe brenda afatit ligjor do të ndërmerren veprimet e nevojshme.

Gazeta do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d