Bie në prangat e policisë i dyshuari Binakaj për tentim vrasjen në Fushë Kosovë

 

 

Gazeta me 6 prill ka raportuar ekskluzivisht për të shtënat me armë zjarri në Fushë Kosovë, në afërsi të një marketi në rrugën “Bedri Pejani”, ku u plagos një person. I lënduari ishte dërguar në QKUK, kurse i dyshuari ndodhej në arrati, raporton Sinjali.

Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se personi që po dyshohet se është i përfshirë në këtë rast është Fitim Binakaj, 25-vjeçar dhe se Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë atë.

Policia pas një operacioni të detajuar, ka arritur ta arrestojë të dyshuarin që plagosi viktimën 30 vjeçar. Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali viktima është qëlluar nga një veturë në lëvizje, ku ndodheshin personat e përfshirë në rast.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se vetura e dyshuar është gjetur e braktisur në lagjen Emshir në Prishtinë me datën 6 prill 2024.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d