Bidenit i kërkohet ndalimi i automjeteve elektrike të prodhuara në Kinë

 

 

Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i është kërkuar t’i ndalojë importet e makinave elektrike të prodhimit kinez në SHBA, shkruan BBC, transmeton Prishtina Sot.

Kryetari i Komitetit të Bankave të Senatit, Senatori Sherrod Brown, shkroi se “Mjetet elektrike kineze janë një kërcënim ekzistencial për industrinë amerikane të automobilave”.

Në shkurt, Shtëpia e Bardhë tha se SHBA-ja kishte nisur hetimet nëse makinat kineze paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare.

“Ne nuk mund ta lejojmë Kinën të sjellë mashtrimin e saj të mbështetur nga qeveria në industrinë amerikane të automjeteve”, tha senatori Brown në një video në platformën e mediave sociale X, dikur Twitter.

Senatori Brown, po kërkon të fitojë një mandat të katërt në detyrë në zgjedhjet e nëntorit.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të BBC-së për koment.

Në shkurt, presidenti Biden tha se politikat e Kinës “mund të vërshojnë tregun tonë me automjetet e saj, duke paraqitur rreziqe për sigurinë tonë kombëtare” dhe se ai “nuk do ta lejojë këtë të ndodhë gjatë mandatit të tij”.

Washingtoni mund të vendosë kufizime lidhur me shqetësimet se teknologjia në makinat e prodhuara në Kinë mund të “mbledhë sasi të mëdha të dhënash të ndjeshme për drejtuesit dhe pasagjerët e tyre”, tha Shtëpia e Bardhë.

Kina është prodhuesi më i madh në botë i makinave dhe konkurron me Japoninë për të qenë eksportuesi më i madh i automjeteve, në veçanti elektrike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d