Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mbajtur gjatë ditës së sotme takimin e radhës.
Në fillim të takimit është bërë betimi i anëtarit më të ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e Prokurorisë Speciale, Milot Krasniqi.
Anëtarët e Këshillit po ashtu kanë vendosur që të anulohet vendimi i KPK/Nr.262/2024, për transferimin e Prokurorit të Prokurorisë së Apelit në Prokurorinë Speciale, si dhe, të bëhet Plotësim/Ndryshimi i Vendimit KPK/Nr.654/2022, për themelimin e Komisionit për Transferimin dhe Avancimin e Prokurorëve të Shtetit.