Këtë të premte në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit drejtues është vendosur që ushtrues detyre i sekretarit të përgjithshëm të jetë Besnik Loxha.
Kështu bëri të ditur udhëheqësi Këshillit drejtues, Altin Sahiti.
“Sot, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit drejtues u vendos që ushtrues detyre i sekretarit të përgjithshëm, Besnik Loxha.
Besniku, erdhi pas propozimit të dy rektorëve dhe erdhi si rezultat i shumë ndryshimeve që janë bërë brenda UP-së. Instalimi i meritokracisë dhe i kritereve të tjera të vendosura në statutin e ri, ngadalë po e vënë në pah ndryshimin që po ndodh dhe hapja që ka ndodhur”, ka theksuar Sahiti në një postim në Facebook.
Ndryshe, një ditë parë nga pozita e sekretarit të përgjithshëm të UP-së u shkarkua Besfort Krasniqi.