Bëri shqiponjën pas golit dhe fitores me Atletiko Madrdin, Zhegrova ”çmend” mediat serbe

 

 

Edon Zhegrova ishte ylli i Lille në Ligën e Kampionëve, me sulmuesin e Kosovës që realizoi një supergol në fitoren 1-3 të skuadrës së tij përballë Atleticos së Madridit. Por përveç Simeones, 25-vjeçari ka “tërbuar” dhe mediat serbe, të cilat nuk e pritën mirë festën që sulmuesi bëri me shokët e tij në dhomat e zhveshjes, ku hapi flamurin shqiptar.

“Kurir” ka sulmuar Zhegrovën për festën e tij dhe gjithashtu fyen Kosovën si një shtet të rrem, duke e quajtur këtë si një skandal.

“I bindi shokët e ekipit të tregonin shqiponjën shqiptare! Një futbollist nga shteti i rremë i Kosovës bëri një skandal pas sensacionales në Ligën e Kampionëve”, shkruante në titull portali serb.

Ishte vetë klubi i Lille që postoi festën e Zhegrovës me shokët e tij të ekipit, ku sulmuesi i Kosovës hapi flamurin shqiptar dhe së bashku me shokët e tij bënë me duar shqiponjën dykrenare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d