Bellingham, lojtari ndryshe nga ikonat e tjera të Anglisë

 

 

Mesfushori Jude Bellinham ka aftësi të papara më parë dhe mentalitetin për fitore me çdo kusht. Këto dy tipare u kanë munguar gjeneratave të mëparshme, shkruan Goal.com në një analizë për lojtarin anglez.

Jude Bellingham mbante fanellën me numrin 22 në fillim të karrierës teksa ishte pjesë e Birmingham Cityt. Ky ekip anglez donte që ai të bëhej mesfushor i kompletuar: të luante si numër 4, 8 dhe 10, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Mirëpo pas godites me kokë që rezultoi me gol kundër Serbisë, ndoshta numri që do t’i përshtatej është 31. Sepse goli i tij ishte klasik për një sulmues 9, duke nxitur krahasime me Alan Shearer dhe Cristiano Ronaldo.

Ani pse ishte i vetmi golashënues, Bellingham ishte prijës i ekipit anglez. Ai ndodhej gjithkund, përveç pozitës së portierit.

Kjo ndeshje ka treguar se “Tre Luanët” kanë gjetur lojtarin që nuk e kishin kurrë më parë.

Rrezikues

Bellinghamit nuk i është dridhur qerpiku gjatë krejt karrierës, qoftë duke debutuar si 16-vjeçar te Birminghami, qoftë duke refuzuar gjigantët si Manchester United dhe Chelsea për të kaluar te Borussia Dortmundi.

Ai nuk është trembur as kur nënshkroi për Real Madridin dhe u bë lojtari i dytë më i shtrenjtë në histori të klubit. Ai realizoi më shumë gola në 15 paraqitjet e para sesa legjendat e klubit si Ronaldo, Raul apo Alfredo di Stefano.

Të shtunën ishte sypatrembur, guximi shihej në fytyrën e tij. Kjo shihej edhe në duelet me lojtarët serbë. Për të ishte e rëndësishme të realizojë gol Anglia.

Gladiator

Personaliteti i Bellinghamit gjithashtu është vërejtur kur e shtyu me gjoks Filip Kostiqin dhe bëri me krah në drejtim të fansave, duke u kërkuar që të jenë më të zhurmshëm.

Në të kaluarën Anglia ka pasur plot lojtarë me frymën e gladiatorëve. John Terry, Stuart Pearce, Paul Ince dhe Terry Butcher, por asnjëri nuk i është afruar Bellinghamit.

20-vjeçari dukej si valltar baleti që me valz kalonte kundërshtarët pa pikë presioni.

Ai kishte më së shumti prekje të topit te Anglia dhe saktësi të pasimeve në 96 për qind.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d