Së fundi është publikuar në media një audio-inçizim mes Shefes së Gripit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe të sanksionuarit të SHBA-ve, njëkohësisht i dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë, Milan Radojiçiq. Në lidhje me këtë bisedë ka folur për “Gazeta Blic”, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha.
“E shfletoj gazetën dhe për ty mendoj” ishte përgjigja me ironi e Bekë Berishës për Kusari-Lilën.
Kujtojmë se edhe një vit më parë janë publikuar në media audio-inçizime ndërmjet Shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari, dhe deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq.