Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se është ndarë nga jeta motra e tij, Mirvetja.
Pacolli e kujtojnë motrën e tij me fjalë të mira.
“Pas të gjitha sakrificave tua në këtë jetë, tani ti shko në qetësi në jetën e amshme dhe shijo bukurinë e Parajsës për të cilën ke punuar me aq zell dhe dashuri”, ka shkruar Pacolli.
Postimi i plotë:
Me dhimbje të thellë, ju njoftoj se sot u nda nga jeta motra jonë e dashur, Mirvetja.
Motër e dashur, në këtë moment të dhimbshëm, ne na mbete të kujtojmë sebashku momentet e bukura që kemi kaluar me ty, duke u frymëzuar nga gjithçka qe ke bërë për ne.
Pas të gjitha sakrificave tua në këtë jetë, tani ti shko në qetësi në jetën e amshme dhe shijo bukurinë e Parajsës për të cilën ke punuar me aq zell dhe dashuri.
Ne ketu do të vazhdojmë të jetojmë sipas mësimeve tua, të bashkuar dhe do të kujdesëm për çdo gjë që të ecim përpara ashtu si ti ke këshilluar dhe ke deshiruar
Allahu të mëshiroftë, motra ime e dashur!