Zjarri i madh që ka përfshirë fabrikën e plastikës në Korroticë të Epërme të Drenasit, brenda Parkut të Biznesit, nuk ka të ndalur.
Ekipi i KosovaPress raporton se fabrika është djegur e tëra, ndërsa zjarri vetëm është duke u shpërndarë më shumë.
Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit ende nuk kanë njoftuar për detaje të reja.