Presidenti i Shqipërsië, Bajram Begaj ka pritur në takim ambasadoren e Zambias, Patricia Chisango Kondolo.
Në njoftimin e presidencës së Shqipërisë, bëhet e ditur se Begaj inkurajoi njohjen e Kosovës nga Zambia si kontribut në forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në mungesë të njohjes zyrtare, Begaj sugjeroi gjetjen e mënyrave të bashkëpunimit, siç është njohja e dokumenteve të udhëtimit apo realizimi i vizitave dhe promovimi i kontakteve të biznesit mes dy vendeve.
Kreu i Shtetit shqiptar e përgëzoi Patricia Chisanga Kondolo për detyrën e re, duke i uruar suksese gjatë ushtrimit të këtij mandati.
Gjatë bisedës u trajtuan çështje të bashkëpunimit dypalësh, si edhe rëndësia e bashkëpunimit në kuadër të organizatave ndërkombëtare.
Begaj theksoi nevojën e afrimit midis dy vendeve në fusha me interes të ndërsjellë, si edhe krijimin e një baze bashkëpunimi në fushat ekonomike dhe kulturore.
Në këtë drejtim u vlerësua rëndësia e shkëmbimit të vizitave në nivele të ndryshme, nxitja e dialogut politiko-diplomatik dhe shfrytëzimi i potencialit për veprimtaritë e forumeve ndërkombëtare”, mbyllet njoftimi i Presidencës, shkruan A2Cnn