Befason Lionel Messi: Real Madridi është skuadra më e mirë në botë

 

 

Futbollisti i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, ka dhënë një deklaratë interesante në lidhje me Real Madridin.

Messi i është bashkuar grumbullimit me Argjentinën për ndeshjet e Copa America, shkruan Indeksonline Gjatë një interviste, Messi përmendi edhe Real Madridin dhe e cilëson si klubin më të mirë në botë.

“Real Madridi është skuadra më e mirë në botë. Ata kanë fituar Ligën e Kampionëve. Nëse shihni sipas rezultateve, Reali është më i miri. Nëse e shihni në nivel të ndeshjeve, mendoj se Manchester City”, u përgjigj Lionel Messi

Kujtojmë që Argjentina në Copa America është në grup me Kombëtaren e Kanadës, Kilin dhe Perunë./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d