Dibran Hoxha, analist i përhershëm në “Debat Plus”, është i njohur gjërësisht si analist që ka mendime të përafërta me Qeverinë e Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.
Por në emisionin e fundit, Hoxha ka befasuar me një pyetje kritike ndaj Kurtit. Ai e ka shtruar një pyetje në lidhje me vajzën e kryeministrit Kurti, duke pyetur se “Ku rritet vajza e kryeministrit?”
“A e dimë ku shkollohet vajza e kryeministrit, a e dimi ku rritet vajza e kryeministrit: në Norvegji apo në Kosovë?” – pyeti Hoxha.