BE tregon arsyen përse nuk është bërë ende publik draft statuti i Asociacionit

 

 

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka treguar arsyen përse nuk është bërë ende publik dokumenti i draft statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Stano ka thënë se propozimi i BE-së nuk është bërë publik, pasi përpjekjet diplomatike janë në vazhdim.

Sipas tij, është praktikë normale në ndërmjetësimin ndërkombëtar që procesi të zhvillohet në konfidencialitet.

“Propozimi i BE-së nuk është bërë publik pasi përpjekjet diplomatike janë në vazhdim. Ne kurrë nuk i zbulojmë dokumentet zyrtare publikisht dhe as nuk marrim pjesë në shkëmbime publike për to, ndërkohë që ato diskutohen. Të njëjtën gjë presim edhe nga partnerët, pasi është praktikë normale në ndërmjetësimin ndërkombëtar që procesi të zhvillohet në konfidencialitet”, ka deklaruar Stano.

Por, ai nuk ka dhënë qëndrim të qartë nëse BE-ja ka një vlerësim se cila palë në proces të dialogut nuk po e zbaton marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit.

“Në pyetjen tuaj të fundit, zbatimi është përgjegjësi e Palëve dhe deri më tani ato nuk kanë qenë në gjendje të ecin përpara dhe të përmbushin detyrimet e tyre”, ka thënë Stano./Prishtina Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d