BE-ja thotë se për muaj të tërë panë hapa të njëanshëm dhe të pakoordinuar në veri

 

 

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se për muaj të tërë kanë parë hapa të njëanshëm dhe të pakoordinuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në veri të vendit, raporton Prishtina Sot.

Stano është shprehur se eskalimet konstante janë arsyeja pse BE-ja ka vendosur masat ndëshkuese ndaj Kosovës, vitin e shkuar.

Natyrisht se jemi në dijeni për situatën në veri, për muaj e muaj të tërë ne kemi parë hapa të njëanshëm dhe të pakoordinuar, të cilat shpien në përshkallëzime të reja. Eskalimet konstante janë arsyeja se pse Bashkimi Evropian i ka vendosur masat ndaj Kosovës”, ka thënë ai.

Në konferencë për media, zëdhënësi evropian tha hapur se presin që institucionet në Kosovë dhe Serbi të marrin hapat e nevojshëm për depërshkaëllzimin e situatës.

Natyrisht se ne presim nga institucionet në Prishtinë dhe nga Qeverisa e Kosovës që të marrin hapat e nevojshëm për depërshkallëzim të situatës, të njëjtën gjë ne po e presim po ashtu nga ana serbe. Të dyjat palët kanë këtu kanë lëshime dhe obligime dhe detyrime në të dyja anët që të bëjnë çdo gjë që të ndalin depërshkallëzimet”, ka thënë Stano.

Stano pati edhe një kundërpërgjigje ndaj deklaratës së Bislimit javën e kaluar i cili tha se “ka informacione që është rekomanduar heqja e masave nga BE-ja”.

Sipas tij, raporti për hapat që ka ndërmarrë Kosova për përmbushjen e detyrimeve i është deleguar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, nga Këshilli i BE-së, por që shtoi se s’është e nevojshme që dikush nga jashtë të spekulojë për përmbajtjen dhe oraret e raportit.

Kjo është një çështje institucionale mes Përfaqësuesit të Lartë dhe vendeve anëtare. Vendet anëtare janë ato që kanë kërkuar një raport dhe, natyrisht, është Përfaqësuesi i Lartë ai që do ta dërgojë raportin tek vendet anëtare. Ato do të jenë të parat që do të dinë se kur do të ndodhë dhe çfarë përmban raporti, dhe kjo ende nuk ka ndodhur”, ka theksuar Stano.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d