Bastiset komuna paralele serbe në Pejë, hiqet flamuri i Serbisë

 

 

Policia e Kosovës ka bastisur sot objektin e të ashtuquajturit Autoritet i Përkohshëm i Komunës së Pejës, që ndodhet në fshatin Gorazhdevc të Pejës. Nga kjo ndërtesë, në të cilën ushtrohej veprimtari ilegale, është hequr flamuri i Republikës së Serbisë, shkruan portali lokal serb Kosovo-Online.

Një gazetar i Radio Gorazhdevcit, Milliq Petroviq, ka thënë se është hequr edhe flamuri i Republikës së Serbisë.

“Nuk kemi informacione se çfarë po ndodh brenda. E hoqën flamurin e Serbisë që ishte në hyrje”, ka thënë Petroviq.

Sipas Petroviqit, Policia ka konfiskuar veturën dhe pajisjet e ekipit të Radio Gorazhdecit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d