Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet për të hyrë në Kosovë në pikëkalimet kufitare janë deri në dy orë te Dheu i Bardhë, 90 minuta në Jarinje ndërsa 30 minuta në Merdare.
Kurse në pikat tjera të kalimit kufitar pritjet janë më të vogla dhe gjithçka po rrjedhë normalisht, transmeton Prishtina Sot.
Bashkatdhetarë të shumtë kanë marrë rrugën për në Kosovë për t`i kaluar festat me familjarët e të dashurit e tyre, e si rrjedhojë në pikëkalimin kufitar, mbrëmë, janë krijuar edhe radhë të gjata të automjeteve./Prishtina Sot/