Basha: Më shumë kanë pas armatim e plumba komandantat nëpër oda se ushtria në kazerma

 

 

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka goditur opozitën lidhur me investimet për blerje të sistemeve të armatimit, ku ka thënë se për gjashtë vite janë investuar 4 milionë euro.

Basha tha se më shumë kanë pas armatim e plumba komandantat nëpër oda se ushtria në kazerma.

Ai theksoi se Qeveria Kurti ka ndarë mbi 200 milionë euro për këtë qëllim për tri vite.

“Nga viti 2014 – 2020, pra kjo opozita që rrehin gjyks për ushtri sot, 𝐩ë𝐫 𝟔 𝐯𝐢𝐭𝐞 𝐢 𝐤𝐚𝐧ë 𝐢𝐧𝐯𝐞𝐬𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐯𝐞𝐭ë𝐦 𝟒 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧ë euro për blerje të sistemeve të armatimit.  Me përkthy në numra, për 6 vite këta kanë nda pare për m’i ble përafërsisht 4 mijë kallashanikova (AK47), pa plumba. Më shumë kanë pas armatim e plumba komandantat nëpër oda se ushtria në kazerma. Për dallim, Qeveria e Albin Kurtit për tri vite ka nda 𝐦𝐛𝐢 𝟐𝟎𝟎 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧ë 𝐞𝐮𝐫𝐨 për blerje të sistemeve të armatimit”, ka shkruar Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d