Banorët e Kalabrisë brenda mbledhjes së Kuvendit Komunal, përplasje e tensione në sallë

 

 

Banorët e lagjes “Kalabria” në kryeqytet janë mbledhur para objektit të Komunës së Prishtinës për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me planin urbanistik të komunës për këtë lagje, raporton gazeta Prishtina Sot.

Pas një diskutimi që kanë pasur jashtë, ata janë lejuar që të futen në sallën ku po mbahet  mbledhja e Kuvendit Komunal, e ku në rend dite nuk është futur plani rregullues për Kalabrinë.

Seanca është përcjellë me shumë tensione e përplasje. Kryetari, Përparim Rama tha se janë të gatshëm që në një seancë tjetër ta fusin në rend dite planin për Kalabrinë. Ai përplas disa herë me asamblistin e VV-së, Gëzim Sveçla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d