Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, se po manipulon me shifra.
“Ti po thua se 80 për qind janë duke shpenzuar më pak se 800 kW. Ju këtu i keni përfshi edhe shtëpitë e zbrazura, të atyre që nuk jetojnë këtu. Me këtë ju po thoni se qytetari i cili tash jeton në Gjermani paguan më pak. Normal që paguan më pak, pasi ai nuk jeton këtu. Jeni duke manipuluar me shifra”, ka thënë Bajrami.
E Rizvanolli tha se burimi i të dhënave të saj janë nga furnizuesi.
“Janë të dhënat më të freskëta”, ka thënë Rizvanolli.
E shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se ministrja Rizvanolli po jep lajm të keq për qytetarët se “do të vazhdojnë të paguajnë çmime të larta të energjisë”.