Bajqinovci citon disa politikanë për rastin e Banjskës: “Deklarata skandaloze”

 

 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka komentuar disa nga deklaratat e politikanëve rreth rastit Banjskë, duke i cilësuar deklarata skandaloze.

Bajqinovci tha se gjatë një emisioni televiziv deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti kishte thënë se Radojqiqi nuk ka bërë sulm terrorist.

“Një politikan i cili del e thotë se nuk ka pasë një sulm terrorist, unë mendoj se kjo është deklaratë e cila nuk do as koment”, tha ai.

Tutje deputeti theksoi edhe një deklaratë të Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ku sipas Bajqinovcit kishte rënë në kontradiktë me veten për përshtypjet e tij ndaj zëvendëskomandantit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshanit.

“Edhe deklarata e Kryetarit të Pejës i cili thotë se Policia e Kosovës e ka bërë ndërrimin, Ministria e Brendshma e ka bërë ndërrimin e armëve bashkë kanë bërë dallavere, çfarë bënë ai e shpall Veton Elshanin, qytetarë nderi të Pejës. Tash Veton Elshani a ka bërë dallavere me armë me pjesën matanë Serbisë apo po e bënë qytetarë nderi”, shtoi tutje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d