Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci, sot ka bërë homazhe tek varri i heroit Afrim Bunjaku, në njëvjetorin e rënies së tij.
Bajqinovci ka thënë se një vit pas, veriu ka ndryshuar rrënjësisht dhe se amaneti i Afrim Bunjkaut po çohet në vend.
“Sot një vit Afrim Bunjaku ra heroikisht në Banjskë për të mbrojtur sovranitetin e Kosovës. Një vit më pas veriu ka ndryshuar rrënjësisht dhe amaneti i Afrimit po çohet në vend. Lavdi për jetë e mot heroit Afrim Bunjaku!”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.