Babai, vëllai dhe i fejuari dhunojnë 29-vjeçaren në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë. Policia bën të ditur se babai, vëllai dhe i fejuari kanë dhunuar një 29-vjeçare për motive të dobëta.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e prindërve, policia ka sekuestruar një armë gjahu dhe një sasi municionesh.

“Ushtruan dhunë fizike ndaj 29-vjeçares, për motive të dobëta, vihen në pranga babai, vëllai dhe i fejuari i saj. Sekuestrohen 1 armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, që i posedonte babai, në banesë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se një 29-vjeçare ishte dhunuar nga familjarët e saj, për motive të dobëta, në banesë, kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës.

Si rezultat, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar shtetasit: A. B., 60 vjeç (babai), E. B., 26 vjeç (vëllai) dhe A. J., 34 vjeç (i fejuari). Nga veprimet hetimore dyshohet se për motive të dobëta, këta shtetas kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 29-vjeçares, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. B., Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë gjahu dhe municion luftarak”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d