Pas zëvendësministrit Hysen Durmishi, Prokuroria Speciale ka ftuar për intervistim edhe ish-shefin e Prokurorimit në Ministrinë e Infrastrukturës, Nexhat Krasniqin, apo siç njihet “Baba i tenderëve”.
Intervistimi i tij vjen një javë pas atij të Hysen Durmishit, i cili javën e kaluar u intervistua si i dyshuar. Nexhat Krasniqi u përfshi në listën e zezë të SHBA-së më nëntor 2023. Ai ishte drejtor i Divizionit të Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës deri atë ditë.
Në MMPHI, po të njëjtën ditë u pezullua, porse u rikthye në punë disa ditë më vonë.
Organi Shqyrtues i Prokurorimit në dhjetor të viti të kaluar kishte kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës që Krasniqit t’ia revokojë certifikatën e Zyrtarit Përgjegjës të Prokurorimit në MMPHI.
Kjo pasi sipas vendimit të OSHP-së, janë konstatuar parregullsi dhe shkelje të mëdha në dhënien e tenderit për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Besi-Podujevë.
Nga detyra e drejtorit të Divizionit të Prokurimit, atij iu ndërrua pozita në drejtor të Departamentit të Infrastrukturës Rrugore, që ishte më e lartë sesa pozita paraprake.
Tek më 21 nëntor 2023, Komisioni Disiplinor e përjashtoi atë nga shërbimi civil, si masë disiplinore.