Avokati shqiptar: 30 vjet, minimumi i dënimit për Naim Murselin

 

 

Naim Murseli mund të dënohet minimumi me 30 vjet burgim për porositjen e vrasjes së bashkëshortes së tij Liridona Ademaj, ka thënë avokati nga Tirana, Jordan Daci.

Duke mos përjashtuar dënimin e përjetshëm, avokati Daci ka deklaruar se në rastin e Murselit nuk mund të ketë rrethana lehtësuese.

“Kosova ka futur edhe dënimin e përjetshëm… Padyshim që rrethanat janë shumë të rënda, sidomos prania e fëmijëve, mënyra sesi ka vepruar, etj. Megjithatë gjykata do të duhet të vlerësojë shumë gjëra të tjetra dhe besoj që gjykatat e Kosovës janë tepër korrekte për këtë pjesë dhe minimumi do jetë 30 vjet. Nuk mendoj se ka rrethana lehtësuese, sepse nuk hyn nga rrethanat lehtësuese asnjë nga këto për të cilat ne po flasim”, ak thënë avokati shqiptar në një deklarim në Opinion të TV Klan.

Teksa motivi i kësaj vrasjeje mbetet ende mister, për avokatin kjo nuk ka rëndësi kur vjen puna tek dënimi, pasi kemi të bëjmë me një vrasje me paramendim.

“Motivi në rastin konkret nuk përbën rëndësi për sa kohë bëhet fjalë për një vrasje me paramendim. Motivi në raste të veçanta, shumë të rralla ndikon. Sigurisht që nuk mund të ketë vrasje pa motiv, këtu ekziston, por nuk mund t’i vesh dot emrin e posaçëm, se motiv ka ai, sepse po të mos kishte motiv do ishte i çmendur, sepse vetëm një i çmendur vret pa motiv”, ka deklaruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d