Avokati serb: Kam të drejtë të nderoj familjen e Adem Jasharit

 

 

Avokati serb Cedomir Stokoviç është shprehur se Serbia duhet të njohë të drejtat e çdo personi dhe mendimet e tyre ndryshe.

Komentet Stoikoviç i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Serbi, ku politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviç, u dhunua barbarisht dhe u burgos, vetëm pse vendosi lule mbi varrin e një fëmije të familjes Jashari në Prekaz.

Ai tha se është e drejta e çdokujt të nderoi të vdekurit dhe shtoi se atij nuk i interesonte nëse të tjerët e konsideronin familjen e Adem Jasharit terroriste.- Advertisement –

“Pyetja është mëse e qartë. Ju mbani mend se unë ju thashë në fillim që duhet ta mbajmë këtë çështje të thjeshtë. Unë kam të drejtë të vendos lule mbi varrin e Adolf Hitlerit, Binladenit, ose mbi  varrin e një fëmije 7 vjeçar shqiptar. Kjo është e drejta ime. Mua nuk më intereson nëse ju e konsideroni familjen Jashari si një grup terrorist apo jo, nuk më intereson fare”, tha Stoikoviç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d