Sot në Gjykatën Themelore në Ferizaj është mbajtur rigjykimi në rastin e të akuzuarve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu. Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 18 vjeçares e Marigona Osmani si dhe maltretimin e saj.
Kurse Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vite burgim. Dyshes u llogariten edhe ditët e kaluara në burg.Pas përfundimit të seancës, para mediave është deklaruar edhe avokati i familjes së Marigona Osmanit, Gazmed Rexhepi.
Ai tha se vendimi është pjesërisht i kënaqshëm dhe se fajtori i dytë në këtë rast do të duhej të merrte po ashtu burgim të përjetshëm.
“Vendimi pjesërisht i kënaqshëm. Do të isha i kënaqur nëse edhe fajtori i dytë do të merrte burgim të përjetshëm. Janë provat ato që e vërtetojnë me burgim të përjetshëm. Atë mizorin që e sqaroj trupi gjykues është bazu në xhirime.Është kokë e këmbë i kyçur në vrasje, në bashkëkryerje sepse këtë na vërtetojnë edhe provat edhe video-incizimet.”, tha avokati, transmeton lajmi.net.
Ai gjithashtu tha se Gjykata e Apelit ka rekomanduar për plotësim të disa provave.
“Është paksa e çuditshme hera e parë që është kthy në rigjykim. Dhe nuk janë cituar provat kryesore. Video xhirimet tregojnë se ka pas një vdekje të ngadalshme dhe mizore”,shtoi ai.