Në zgjedhjet presidenciale dhe Parlamentare që po zhvillohen në Maqedoninë e Veriut sot, ka votuar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, me bashkëshorten e tij në Kumanovë.
Avni Dehari ka lindur në Sllupçan të Kumanovës.
Studimet e larta për gjuhë e letërsi shqipe i kreu në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 1981 deri më 1999, Dehari ka jetuar në Zvicër. Dehari ka qenë anëtar i LPK-së bashkë me gruan e tij, Xhemilen.
Ai sot është deputet edhe baba i dy djemve të vdekur në rrethana ende të pa zbuluar, Astrit dhe Arbënor Dehari, emrat e të cilëve qëndrojnë në rrugë të Prishtinës.