Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme, me vetëm një pikë: Debat Parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me kryeterroristin Millan Radoiçiq.
Seanca do të fillojë në orën 12:00.
PDK ka propozuar që në këtë seancë të miratohet edhe një rezolutë përmes së cilës kërkohet nga Prokuroria e Shtetit që të nis hetime ndaj Kusari-Lilës lidhur me këto audio-incizime.
Po ashtu kërkohet nga Grupi Parlamentar i LVV-së që ajo të shkarkohet nga funksioni i kryetares së grupit parlamentar.
Ndryshe, në audio-incizimin e publikuar, Kusari-Lila dëgjohet duke biseduar me Radoiçiq për Ligjin për pagën minimale dhe zgjedhjen e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese.
Vetë Kusari ka reaguar dje në Kuvend, ku ka thënë se video-incizimi është i fabrikuar.