Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” i ka bërë thirrje borxhlinjve se afati i fundit për pagesa të faturave është deri të premten, më 6 shtator, shkruan Reporteri.net.
Në njoftim thuhet se nëse klientët nuk kryejnë obligimet, atëherë do të dërgohen tek Përmabruesi Privat.
Njoftimi:
Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” SH.A, pas njoftimeve të vazhdueshme ne media, rrjete sociale si dhe njoftimeve përmes vërejtjeve për pagesë të mbeturinave, njofton
që do të bëjë procedimin e borxheve në procedurën përmbarimore tek Përmbaruesi Privat.
Procedimi i borxheve do të bëhët për klientët e amvisërisë, bizneseve dhe institucioneve pëefshirë edhe institucionet publike të cilatt kanë borxhe për faturat e mbeturinave.
Afati kohor i përmbushjes së obligimeve të klientëve për pagesë të fatures së mbeturinave është deri me dt. 06 Shtator 2024 ora 16:00.
Po ashtu, njoftojmë gjithë klientët që Kompania “Pastrimi”, ofron mundësinë e marrëveshjes për riprogramim të borxheve me këste deri 12 muaj.
Ju bëjmë thirrje gjithë klientëve të Kompanisë “Pastrimi”, SH.A që të përmbushin obligimet e tyre që kanë ndaj kompanisë sonë sepse në rast të mospagesës së obligimeve (borxheve), ju njoftojmë që borxhet e pa paguara pas datës 06 Shtator 2024 do të procedohen tek Përmbaruesit Privat.