“Ata janë përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi”- Kurti takon mërgimtarët në Stamboll

 

 

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar Turqinë. Gjatë një vizite zyrtare në Stamboll, Kurti ka takuar edhe shqiptarët që jetojnë në Turqi.

“Çdo vizitë jona jashtë vendit shoqërohet me njohje nga afër e shkëmbime të rëndësishme me pjesëtarë të mërgatës sonë. As në Turqi nuk mund të mungonin këto takime, aty ku mërgata jonë është e madhe dhe e suksesshme. Gjatë dy ditëve në Stamboll takuam afaristë shqiptarë e me prejardhje shqiptare nga sektorë të ndryshëm që veprojnë në Turqi dhe bashkëbiseduam e u shoqëruam me mërgatën në Qendrën Kulturore në Zejtinburnu”, pohoi Kurti.

Tutje, ai shkroi se “ata janë përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi, lidhja ndërmjet dy shteteve dhe popujve dhe bartin një rol qenësor në afirmimin e vendit tonë dhe zhvillimin gjithmonë e më të madh të tij”.

“Ju faleminderit shumë për bisedat e këndshme dhe për mikpritjen që do ta mbajmë mend përherë”.

Kurti ka publikuar një album fotografit të përbër nga 39 fotografi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d