ASK: Më shumë thëngjill të prodhuar në qershor 2024 sesa vitin e kaluar

 

 

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e energjisë” për muajin qershor 2024 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Përmes një komunikate për media thuhet se ka më shumë thëngjill të prodhuar në qershor 2024 sesa në qershor 2023.

Gjatë muajit qershor të vitit 2024, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 465.32 GËh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 343.46 GWh ose 0,8% më i madh me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 10,81%.

Sipas ASK-së, importi i energjisë elektrike në qershor 2024 ishte 145.55 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 263.88 GWh (këtu janë të përfshira edhe sasia e transmisionit). Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 620.90 mijë tonë ose 27,07% më shumë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d